Presidenti Meta, drekë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar sot një drekë informale me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Anita.
Lajmin e bën me dije vetë kreu i Shtetit, i cili përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, publikon dhe disa pamje nga dreka e zhvilluar në një lokal në afërsi të Shkodrës.
“I lumtur të takohesha sot me Ramushin dhe Anitën te “Mrizi i Zanave” dhe të kalonim çaste të gëzueshme, duke uruar edhe fitoren e Dardanëve sot!”, shprehet Presidenti Ilir Meta në mesazhin e tij.