Presidenti Meta: E dënueshme ligjërisht situata e rëndë mjedisore, jemi prag emergjence

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën e rëndë me mbetjet që kanë pushtuar qendrat urbane. Teksa e quan situatën prag emergjence, kreu i shtetit shkruan në facebook se situata meriton ndërgjegjësim dhe reagim të menjëhershëm efektiv të pushtetit vendor dhe të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit.

Postimi i plotë

E papranueshme dhe e dënueshme ligjërisht situata e rëndë mjedisore, në prag emergjence, e shkaktuar nga mbeturinat në qendrat urbane dhe përgjatë bregdetit të Adriatikut, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik. Ky krim mjedisor, me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve dhe të turistëve, për florën e faunën dhe që dëmton imazhin e Shqipërisë, meriton ndërgjegjësim dhe reagim të menjëhershëm efektiv të pushtetit vendor dhe të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, si dhe ndëshkim nga drejtësia.

SHKARKO APP