Presidenti Meta: E vërteta për rrugën Vlorë-Orikum. Ndërprerjen e financimit e kërkoi qeveria

Presidenti Ilir Meta deklaroi në një konferencë për mediat se kontrata për ndërtimin e rrugës Vlorë-Orikum, për të cilën kryeministri akuzoi kreun e shtetit se po e pengonte, rezulton se është nënshkruar në shkelje të ligjit.

Presidenti tha se mashtrimet e kryeministrit Edi Rama nuk meritojnë komente, por deklarata e tij është për qytetarët e Vlorës që janë keqinformuar nga kryeministri. Presidenti tha se ndërprerjen e financimit të rrugës nuk e ka bërë presidenti, por kjo kërkesë është bërë nga vetë qeveria “Rama”.

“Mashtrimet e Ramës nuk meritojnë komente, por Qytetarët e Qarkut të Vlorës meritojnë sqarime, pavarësisht se e dinë peshën e fjalës së çdo politikani. Jam këtu për të përmendur disa fakte për akuzat elektorale që bëri dje Edi Rama”,- tha ndër të tjera Presidenti Meta.

Presidenti u shpreh se deklaratat e djeshme të Edi Ramës në Vlorë janë mashtrime dhe nuk tregojnë të vërtetën e asaj që ka ndodhur. “Pse pengoka Presidenti, sepse ka kërkuar transparencë për qytetarët? Përfaqësuesit e qeverisë gënjyen për projektin. Kërkesat e Kushtetueses u shkelën. Kryeministri doli dhe bëri shfaqje teatrale nga Vlora. Shfaqje qesharake e mashtruese. Qeveria nuk dëshiron që të zbatojë Kushtetutën. Ministria e Financave nuk ka kërkuar kurrë autorizim. E pranuan vetë në dokumentin zyrtar”,- deklaroi kreu i shtetit.

Presidenti ka publikuar dokumentet që tregojnë sesi qeveri hoqi paratë e fondit saudit për ndërtimin e rrugës në Selenicë, për t’i kaluar të rruga Vlorë-Orikum. Për këtë projekt të fundit, marrëveshja ishte bërë pa autorizimin e kreut të shtetit. “Kuvendi i Shqipërisë, më 9 nëntor 2017, ka ratifikuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Fondit Saudit për rrugën e Lumit e Vlorës. Kuvendi i Shqipërisë më datë 21 shtator 2020 i ka përcjellë Presidentit të Republikës ligjin për financimin e projektit të rrugës së lumit të Vlorës. Ky ligj është miratuar më 17 shtator 2020. Presidenti i Republikës e shpalli këtë ligj menjëherë më 22 shtator pasi shqyrtoi me vëmendje praktikën parlamentare nga ku rezultonte se qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Financave, i kishte kërkuar fondit saudit zgjidhjen e marrëveshjes së huas. Fondi Saudit përmes letrës i kthen përgjigje: Në vijim të letrës suaj, duam të informojmë të zgjidhim marrëveshjen e huas. Është e qartë që fondi saudit ka pranuar një propozim të palës shqiptare. Kjo ndërprerje për financimin e lumit të Vlorës. Këto punime premton qeveria në Parlament do të jenë të plota kur kjo rrugë të përfshijë edhe bashkia e Selenicës. Pra, qeveria thoshte në Kuvend se do të vijonte projektin me fonde të tjera. Madje, Presidenti u befasua që ky projekt nuk do të bëhej me hua. Vetëm 7 ditë më vonë, më datë 29 shtator, Ministria e Financave i paraqet një kërkesë Presidentit ku i kërkohet plotfuqishmëri për një tjetër hua po me fondin saudit për rrugën Vlorë-Orikum. Presidenti mësoi se kjo marrëveshje ishte miratuar në Këshillin e Ministrave më 23 shtator. Rezultoi që Presidentit i kërkohej të lëshonte plotfuqishmëri kur më parë duhej të merrte një autorizim”,- tha Presidenti.

SHKARKO APP