Presidenti Meta: Ekonomia nuk mund të lihet më në dorën e aventurierëve, që duan të falimentojnë Shqipërinë!

Presidenti Ilir Meta i ka bërë sërish thirrje Kuvendit dhe institucionet financiare që të bëjnë një vlerësim real të borxhit publik.

Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan se niveli i këtij borxhi është shqetësues ndaj kërkon një vlerësim transparent edhe për detyrimet aktuale të Shqipërisë.

Postimi i Ilir Metës:

E përshëndes reagimin e përgjegjshëm dhe profesional të ekspertëve vendas të ekonomisë për nivelin tepër shqetësues të borxhit publik.

Duke vlerësuar situatën kritike, për të parandaluar një humnerë ekonomike e financiare, si dhe drama të mëtejshme sociale, përsëris thirrjen drejtuar Kuvendit dhe institucioneve financiare vendase dhe të huaja, për të bërë sa më parë një vlerësim real dhe transparent të borxhit publik duke përfshirë të gjitha detyrimet aktuale dhe ato të pritshme të Republikës së Shqipërisë.

Koha e gallatës me ekonominë dhe taksat e shqiptarëve duhet të marrë fund!

Ekonomia nuk mund të lihet më në dorën e aventurierëve, që duan të falimentojnë Shqipërinë!

SHKARKO APP