Presidenti Meta falënderon Gramoz Ruçin: Tani ndihem më i qetë dhe më i fortë

Presidenti Ilir Meta ka rimarrë një pikturë të Isa Boletinit, të cilën e kishte në Kryesinë e Kuvendit, kur e drejtonte këtë institucion dhe për këtë ka falënderuar Gramoz Ruçin.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta thotë se tani ndihet “më i qetë dhe më i fortë”.

Jo vetëm dielli u rikthye, por edhe Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tre vitesh “ndarje”. Edhe Ai besoj ndihet mirë pasi përballë ka Babain e Pavarësisë tonë, Ismail Qemalin”, shkruan kreu i shtetit.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta në Facebook

Mirëmëngjes të gjithëve dhe ditë të mbarë!

Unë s’mund ta nisja më mirë. Jo vetëm dielli u rikthye, por edhe Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tre vitesh “ndarje”.

Falenderoj Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili e pranoi me mirëkuptim kërkesën time. Tani me kryetrimin e Pavarësisë tonë ndihem më i qetë dhe më i fortë. Edhe Ai besoj ndihet mirë pasi përballë ka Babain e Pavarësisë tonë, Ismail Qemalin.

SHKARKO APP