Presidenti Meta falënderon Italinë për ndihmën e saj në përballimin e pandemisë së koronavirusit
Presidenti Ilir Meta falënderon Italinë për ndihmën që ajo po i jep Shqipërisë në këto ditë të vështira ku vendi vijon të përballet me numër në rritje të të infektuarve me koronavirus.
“Falënderim dhe mirënjohje të thellë Italisë sonë të dashur për ekipin e përbërë nga shtatë mjekë e infermierë, si dhe për 500 mijë maska kirurgjikale, që ka dërguar sot si ndihmë për Shqipërinë, me qëllimin përballimin e pasojave të COVID-19.
Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë që përherë ka qenë e para për të na ndihmuar bujarisht sa herë kemi përjetuar kriza dhe tragjedi të mëdha!
Ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë!
GRAZIE DI CUORE! ??❤️??”, shprehet Presidenti Meta në mesazhin e tij.