Presidenti Meta falënderon Kurtin dhe Mustafën: Kosova një shembull i mirëqeverisjes

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ishte të mërkurën në Kosovë, ku u takua me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, fill pas mbështetjes që Kosova po jep pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Kreu i Shtetit përmes një postimi në facebook, ka shprehur falënderimet për solidaritetin e treguar dhe ndihmën konkrete, ku edhe është shprehur se Kosova është një shembull i mirëqeverisjes.

”Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë”,-shkruan ndër të tjera në facebook, Presidenti Meta.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

“Dje në Prishtinë falenderova edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z.Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Isa Mustafa për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë”, shkruan Meta.

SHKARKO APP