Presidenti Meta falëndron shqiptarët që iu përgjigjën thirrjes: Dje hodhëm hapin e parë për përmbushjen e misionit tonë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ka nisur ditën e sotme me një falënderim për të gjithë shqiptarët që u derdhën ditën e djeshme në Bulevard, në manifestimin më madhështor të organizuar ndonjëherë.

Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit shkruan:

“Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilë iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve.”

SHKARKO APP