Presidenti Meta flet në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë (Video)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë pjesë në konferencën e në konferencën e Bankës së Shqipërisë të zhvilluar në bashkëpunim me London School of Economics dhe Global Affairs Institute, ku dhe ka mbajtur fjalën e radhës.

Kreu i shtetit ka vlerësuar politikat e ndjekura nga guvernatori Gent Sejko në drejtim të instuticionit më të rëndësishëm financiar në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zbatimi i politikës monetare konvencionale të Bankës së Shqipërisë ka mundësuar ndërhyrjet e duhura në kohën dhe në masën e nevojshme pa cënuar parimet bazë themeltare ku mbështetet administrimi i mirë  politikës monetare dhe regjimit të kursit të këmbëmit. Në tërësi në kuadri i politikave të ndjekura nga Banka e Shqipërisë në drejtim të rritjes së rezervave valutore, janë elementë të rëndësishëm të një pakete politikash që promovojnë stabilitetin makroekonomik e financiar që duhen mbështetur”, u shpreh Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë nga Fjala e Presidentit Meta

Bankat qendrore dhe politikat mbikëqyrëse po përballen me një mjedis sfidues për hartimin e politikave. Në nivel makroekonomik, trendet e mëdha globale janë të lidhura me sektorin bankar por në mënyrë të vecantë janë edhe ndryshimet demografike sociale, grupet e interesit si edhe risitë teknologjike të cilat sjellin ndryshime të mëdha. Situata makroekonomike globale, ajo e eurozonës dhe në veçanti e vendeve partnere ka një ndikim të rëndësishëm në ekonomitë e rajonit tonë. Përmes marrëdhënieve tregtare dhe financiare si edhe emigracionit, ekonomika jonë është e lidhur ngushtë me ekonomitë e eurozonës dhe ndikohet nga zhvillimet ekonomike dhe financiare të këtyre vendeve. Goditjet e ndryshme me natyrë ekonomike dhe financiare apo ndryshimet  rregullatore të nxitura nga këto ndryshime me origjinë në eurozonë kanë dhënë ndikim të ndjeshëm jo vetëm në nivelin e çmimit, kursin e këmbimit etj, por edhe në strukturën dhe formën e biznesit dhe sektorit bankar. Eksperienca e biznesit ka treguar se sa e vështirë ka qenë ruajtja e ritmeve të rritjes ekonomike e përjetuar para viteve krizës globale financiare, ulja e ritmeve të rritjes është reflektuar edhe në tregues të tjerë makroekonomik.

Kundrejt këtyre prirjeve politika e Bankës së Shqipërisë ka realizuar zbutjen e efekteve negative të tyre. Zbatimi i politikës monetare konvencionale të Bankës së Shqipërisë ka mundësuar ndërhyrjet e duhura në kohën dhe në masën e nevojshme pa cënuar parimet bazë themeltare ku mbështetet administrimi i mirë  politikës monetare dhe regjimit të kursit të këmbëmit. Në tërësi në kuadri i politikave të ndjekura nga Banka e Shqipërisë në drejtim të rritjes së rezervave valutore, janë elementë të rëndësishëm të një pakete politikash që promovojnë stabilitetin makroekonomik e financiar që duhen mbështetur. Megjithatë mbetet shqetësim fakti që bankat në Shqipëri kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomik.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?