Presidenti Meta flet nga Vlora: Këtu jemi deri më 26 prill, ma thërrisni Edi Ramën (VIDEO)
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në Vlorë, ku në një prononcim për mediat paralajmëroi edhe njëherë mazhorancën se nuk do të mund të prekë votën e asnjë vlonjati në zgjedhjet e 25 prillit. Kështu Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me ironitë e përdorura për takimin me persona që janë subjekte të OFL-së.
Nga ana tjetër, Meta tha se është krenar që e ka takuar, edhe nëse Leskaj është subjekt i OFL-së dhe thekson ftesën për Ramën që të takohet me të dhe të bëhet gjithçka transparente për të.
“Ai tmerrohet se njerëz si Bujar Leskaj nuk i korrupton dot. Janë njerëz që respekotjnë traditën, patriot, atdhetarë dhe do ta marrë mesazhin me 25 prill për këtë histori. Unë kam qenë dhe do të jem 24/24 në Vlorë deri më 26 prill. Nëse Leskaj është subjekt i OFL, jam krenar që e kam takuar. Është njeri që Vlora është krenare për të. Të tjerat nuk kanë vlerë. Zoti Rama, zoti Tërmet dhe Qamet janë të ftuar të jenë me mua e ju për të bërë gjithcka transparente, nuk ka shans të preket vota e një vlonjati, kaq po i them Ramës, atij Tërmetit e Qametit dhe Vlora do votojë për vajzat e saj, për të gjithë ata që nuk lejojnë që të zëvendësojë të rinjtë e të rejat e saj me bangladeshasit. Këtu jemi deri me 26 prill, ma thërrisni Edi Ramën”,-tha Meta