Presidenti Meta: Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë”, kontribut të jashtëzakonshëm për shëndetin publik, arsimin dhe kërkimin shkencor

Me rastin e fillimit të misionit në krye të Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim  Padre Jerom Mih, si dhe Rektorin e Universitetit Prof. Bruno Giardina, Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë Prof. Giovani Arcudi, okulistin e njohur italian Prof. Mario Giuliano, si dhe Prof. Tritan Shehun.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan: 

Ishte një kënaqësi e veçantë të prisja, me rastin e fillimit të misionit të tij në krye të Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, Padre Jerom Mih, si dhe Rektorin e Universitetit Prof. Bruno Giardina, Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë Prof. Giovani Arcudi, okulistin e njohur italian Prof. Mario Giuliano, si dhe Prof. Tritan Shehun.
Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë”, ka një kontribut shumëvjeçar të jashtëzakonshëm në fushën e shëndetit publik, të arsimit dhe kërkimit shkencor.
Kam patur privilegjin dhe kënaqësinë të vendos gurin e themelit në spitalin e ri modern të Fondacionit, që do të përurohet së shpejti.
E urova Presidentin Padre Jerom Mih, për fillimin e misionit të tij në Shqipëri duke shprehur bindjen time se gjatë misionit të tij, kontributi i Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë” në forcimin e shërbimeve shëndetësore dhe zgjerimi i veprimtarisë universitare dhe akademike në fushën e mjekësisë do të shënojë arritje të larta dhe të suksesshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?