Presidenti Meta fton qytetarët për 2 marsin: I paduruar për t’u bashkuar me ju për pranverën “Kuq e zi”
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vjen me një mesazh drejtuar shqiptarëve, teksa po afrohet 2 marsi, datë në të cilën ai ka thirrur qytetarët që t’i bashkohen manifestit në mbrojtje të Kushtetutës.
Në videomesazh, kreu i shtetit, shfaqet i buzëqeshur dhe përshëndet me dy gishta, ndërsa e cilëson 2 marsin si pranverën “kuq e zi”.
“Të dashur qytetarë, i paduruar për t’u bashkuar dhe unë me ju në 2 mars për pranverën “Kuq e zi“,- shprehet kreu i shtetit në videomesazh.