Presidenti Meta: Gëzuar Pashkët, Shkodër!

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur sot nismën e artistit Bujar Qamili, i cili dje zhvilloi një koncert në kushtet e karantinës për banorët e qytetit të Shkodrës.  Kreu i shtetit shprehet se artistët po mbështesin qytetarët për të kaluar këtë kohë të vështirë.

Mesazhi i plotë i kreut të shtetit në Facebook:

Këngëtari i njohur shkodran Bujar Qamili dha dje në mbrëmje një koncert në një nga sheshet qendrore të Shkodrës, në mbështetje të bashkëqytetarëve të tij, që qëndrojnë në shtëpi për shkak të masave për parandalimin e COVID-19.

Koncerti i titulluar “Dhuratë për Shkodrën” u mbështet nga TV 1 Channel i këtij qyteti, dhe është pjesë e nismave të shumë artistëve shqiptarë, të cilët po mbështesin qytetarët në përballimin e vështirësive të krijuara.

Duke e falenderuar me mirënjohje Mjeshtrin e Madh Bujar Qamili, ju përshëndes të gjithëve me këtë kolazh të interpetuar prej tij, dhe ju uroj të gjithë shqiptarëve një të diel të qetë, të gëzuar e të këndshme pranë familjeve!

GËZUAR PASHKËT SHKODËR!

PASHKË TË MBARA PËR TË GJITHË! ??

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/vb.1477517792294489/359876441602613/?type=2&theater

SHKARKO APP