Presidenti Meta i përgjigjet Ramës: E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë. Korrupsioni dhe marrëzia s’mundet ta tjetërsojnë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet se Lumi Vjosë është një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme. Teksa i është bashkuar grupit të “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”, Meta thotë se ky lumë do të mbrohet. Ai thotë se korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojnë dot potencialin e këtij lumi.
“Me ekipin e paparë të çunave të “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”. E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot!”,– shkruan Presidenti në mesazhin e tij në Facebook.
Reagimi i Presidentit vjen pas deklaratës së Edi Ramës ditën e sotme për projektet e ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Vjosës.
https://arkiva.kohajone.com/pas-reagimeve-te-forta-te-metes-rama-shpall-park-kombetar-vjosen/