Presidenti Meta i përgjigjet Ramës e Gjiknurit: Kush ka frikë nga populli lëviz me protokolle sigurie, me eskortë dhe 400 makina shoqëruese

Presidenti Ilir Meta në komunikimin e sotëm me gazetarët i është përgjigjur Edi Ramës e Damian Gjiknurit, të cilët me sa duket e përgjojnë presidentin me polici sekrete dhe thonë se kreu i shtetit lëviz me makina pa protokoll dhe shkon në Vlorë natën.

“Presidenti lëviz në mes të popullit sepse është President i popullit. Presidenti nuk ka frikë nga populli. Kush ka frikë nga populli lëviz me protokolle sigurie, me eskortë dhe 400 makina shoqëruese.

Kur të ketë dëshirë Damiani të shkojmë në Radhimë e Selenicë të takojmë banorët. Damiani nëse ka dëshirë mund të marrë me vete edhe Gurunë e të dalim së bashku në mes të Vlorës”, u shpreh Presidenti Meta.

Ndërsa lidhur me shqetësimin e Edi Ramës për dekoratat që jep kreu i shtetit, Presidenti Meta u shpreh:

Shqetësimi i kryeministrit për dekorimet lidhet vetëm me dekorimin e Avni Rustemit. Në bashkëpunim me Parlamentin e ardhshëm do kerkoj një dekorate të re për të vleresuar çdo shqiptar të ndershëm, i cili ndëshkon tradhtine e lartë ndaj Atdheut.

SHKARKO APP