Presidenti Meta i përgjigjet Ramës: Nuk dua të merrem me deklaratat e “gruas së Bilalit”
Presidenti i Republikës Ilir Meta u është përgjigjur akuzave të Kryeministrit Edi Rama bërë sot në Kuvend. Në konferencën e përbashkët për mediat me Presidentin Bullgar, Kreu i Shtetit iu përgjigj interesit të medias lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama.
“Nuk do dëshiroja të shprehesha për çështje të brendshme, aq më tepër të merresha me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit, që e njohin gjithë shqiptarët. Ajo që është e rëndësishme është se Presidenti i Bullgarisë është këtu, na mbështet për negociatat. Kushtet ndaj vendit tonë kanë ardhur duke u shtuar, dhe që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe me luftën kundër fenomeneve të tilla, për të cilat raportet botërore tregojnë kush e ka përgjegjësinë. Shpresojmë të ecim megjithatë drejt një mundësie pozitive”- u shpreh Preidenti Meta.