Presidenti Meta: I thashë kreut të KLSH-së të mos i bindet asnjë urdhri
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dalë edhe këtë të premte në komunikimin javor me mediat, për qëndrimin e tij në lidhje me çështjet e aktualitetit politik. Teksa foli për emrin e propozuar nga ai për kreun e KLSH, kreu i shtetit tha para gazetarëve se i ka thënë Arben Shehut që të mos i bindet asnjë urdhri.
“Këtë javë ktheva ligjin për shërbimet e pagesave. Shpresoj që Kuvendi të reflektojë. Këtë javë patëm një komunikim me Kuvendin për emetimin e eurobondit të ri. Shuma dhe nxitimi pa u konsultuar me të gjithë aktorët më detyruan që të jepja pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë. Kreut të KLSH-së i kërkova që të mos i bindet asnjë urdhri apo akti që mund të cenojë këtë institucion. Kuvendi të gjykojë me objektivitet kandidaturën”.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/255792575764810/