Presidenti Meta: I uroj shërim të shpejtë dhe të plotë princit të Monakos

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i uron shërim të shpejtë Princit të Monakosë, Alberti II, pas është i infektuar me COVID-19. Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit shkruan se ”Kontributi i Tij i vlefshëm për të ardhmen e Principatës së Monakos është i pazëvendësueshëm, sidomos në këto kohë sfidash të mëdha që të gjithë kombet kanë përpara! Shpresoj që Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II të kthehet së shpejti në krye të punëve të Tij tepër të rëndësishme”.

Postimi i plotë

Me shqetësim mora lajmin e prekjes nga pandemia globale COVID 19, të Princit të Monakos, Lartësisë së Tij të Përndritur, Alberti II, mik i shkëlqyer i Shqipërisë. Duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, i shpreh Lartësisë së Tij, familjes dhe të gjithë popullit të Principatës së Monakos, solidaritetin dhe mbështetjen time e të popullit shqiptar! Kontributi i Tij i vlefshëm për të ardhmen e Principatës së Monakos është i pazëvendësueshëm, sidomos në këto kohë sfidash të mëdha që të gjithë kombet kanë përpara! Shpresoj që Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II të kthehet së shpejti në krye të punëve të Tij tepër të rëndësishme!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?