Presidenti Meta: Ikja e intelektualëve, rekord i zi për vendin. Referendumi i 25 prillit vendimtar për të ardhmen

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar lidhur me raportin e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), ku thuhet se Shqipëria renditet e 4-ta në botë për emigracionin e personave me aftësi të larta në punë dhe e 8-ta në botë për normën e largimit të intelektualëve.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shprehet  se ikja e intelektualëve nga Shqipëria është një tjetër rekord i zi i shënuar, duke theksuar se në vend ka humbur shpresa dhe se referendumi i 25 prillit është vendimtar për dekadat që vijnë.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

Një tjetër rekord i zi! Sipas raportit të vitit 2020, të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) Shqipëria renditet e 4-ta në botë për emigracionin e personave me aftësi të larta në punë dhe e 8-ta në botë për normën e largimit të intelektualëve.
Largimi i “ajkës” së shoqërisë, është një tjetër tregues i dhimbshëm se nga Shqipëria po largohen edhe qytetarët, që kanë një standard të mirë jetese, marrin një pagesë të kënaqshme dhe kanë një pronë, por për të cilët niveli i shërbimeve publike është i papranueshëm, ndjehen pa zë, të papërfaqësuar, të pafuqishëm për të ndryshuar gjendjen në vend dhe të pashpresë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Referendumi i 25 prillit 2021 është vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë, jo vetëm për 4 vite, por për dekadat që vijnë.
Është një mundësi për të rikthyer standardet cilësore të shërbimeve, respektin dhe dinjitetin njerëzor, për ta bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm për të gjithë, me mundësi dhe shpresa të reja, veçanërisht për rininë.
Me shpresë dhe besim, të bashkohemi e të marrim në dorë fatet tona për të ndryshuar këtë realitet, që po shkatërron familjet dhe po plak Shqipërinë, për të ndërtuar këtu të ardhmen e sigurtë dhe europiane për të gjithë.
📌 Shqipërisë po i ikin intelektualët, OECD: E katërta në botë për rritjen e emigracionit të njërëzve të aftë:

Një tjetër rekord i zi! Sipas raportit të vitit 2020, të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD)…

Posted by Ilir Meta on Tuesday, January 5, 2021

SHKARKO APP