Presidenti Meta: Infermierët, heronjtë e ditëve tona! Rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, na kujton sot se mirënjohja e thellë, falenderimi dhe përkujdesja për heronjtë e ditëve tona, nuk duhet të shprehet vetëm në një ditë”, shkruan presidenti i vendit, Ilir Meta në një postim në Facebook.

Shoqëria jonë dhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë kujdes maksimal për trajtimin dhe vlerësimin e merituar të infermierëve, të cilët me përkushtimin, profesionalizmin, sakrificat dhe dashurinë për jetën, shkëlqyen në vijën e parë të përballjes me COVID-19, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne.Krenar për ju dhe përherë mirënjohës! ??“- përfundon kreu i shtetit.

SHKARKO APP