Presidenti Meta, intervistë në “ABC News”, sot në orën 21:00: Ballafaqim “flakë për flakë” me analistët

Presidenti Ilir Meta do të jetë i ftuar sot në televizionin “ABC News” në një përballje me gazetarët për aktualitetin politik.

Në një mesazh në Facebook, Presidenti Meta shprehet: “Ju ftoj të gjithëve, të më ndiqni sot live, në ora 21:00, në televizionin ABC.

E pranova me kënaqësi ftesën e gazetarit, Endri Xhafo për t’u ballafaquar “flakë për flakë” në “Log”-un e tij edhe me një panel të nderuar analistësh, me çdo pyetje të tyre për aktualitetin politik e jo vetëm. Ju ftoj të gjithëve, të më ndiqni sot live, në ora 21:00, në televizionin ABC”.

SHKARKO APP