Presidenti Meta iu bashkohet aktivistëve dhe ambientalistëve në protestë: Vjosa, të shpallet Park Kombëtar
Aktivistë të Shoqërisë Civile dhe ambientalistë, protestuan këtë të mërkurë pranë sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë për të mbrojtur lumin Vjosa si dhe të shpallet Park Kombëtar. Në qendër të sheshit u shkrua në gjuhën angleze “Vjosa park kombëtar tani”.
Kësaj proteste iu bashkua edhe Presidenti Ilir Meta, i cili u shpreh se lumi Vjosa së bashku me degët e saj duhet të shpallet Park Kombëtar, pasi është një pasuri e rrallë kombëtare.
”Është një detyrim për mua si presidenti i Republikës që të jem në përkrahje, në sintoni të plotë me 36 organizata evropiane dhe botërore e që janë bashkuar në këtë iniciativë për mbrojtje të lumit Vjosa dhe kërkojnë shpalljen park kombëtar të lumit Vjosa dhe të gjithë degëve”.
Kreu i shtetit theksoi se ky lum është ”pasuri e rrallë edhe për kontinentin tonë, që duhet mbrojtur nga çdo projekt që e cenon atë”,-tha Meta. Po ashtu në mbrojtje të lumit Vjosa ka dalë edhe aktori i njohur amerikan Leonardo DiCaprio, i cili prej vitesh është kthyer një zë i fortë i kauzave mjedisore.
Me shumë kënaqësi mbështeta sot nismën e mrekullueshme të aktivistëve mjedisorë për përgatitjen e një mesazhi…
Pubblicato da Ilir Meta su Mercoledì 17 marzo 2021
KOHA JONË SONDAZH







