Presidenti Meta: Komuniteti i Çepanit humbi një nga drejtuesit më të shquar

Presidenti Ilir Meta jep një lajm të hidhur në “Facebook”, teksa shkruan se komuniteti i Çepanit ka humbur një nga drejtuesit më të shquar dhe me kontribute të mëdha për shumë dekada, Servet Bashon.

Kreu i Shtetit shkruan se ka vizituar sot djalin e të ndjerit “për t’i shprehur ngushëllimet, por dhe mirënjohjen që ruan traditat më të mira të familjes së tij dhe mbarë këtij komuniteti patriot”.

Mesazhi i Metës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto javë të veçanta edhe komuniteti i Çepanit humbi një nga drejtuesit më të shquar dhe me kontribute të mëdha për shumë dekada z.Servet Basho.
Evidentimi prej Tij i kontributeve të jashtëzakonshme që kjo trevë dhe Çepani në veçanti dha gjatë Luftës Antifashiste, mbeten me shumë vlerë edhe për të ardhmen.
Sot vizitova djalin e tij Isain, për t’i shprehur ngushëllimet e mia, por dhe mirënjohjen që ruan traditat më të mira të familjes së tij dhe mbarë këtij komuniteti patriot dhe punëdashës. ??

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?