Presidenti Meta krah ambasadores Kim: Forcimi i marrëdhënieve me SHBA, rëndësi strategjike
Më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë ditën e Pavarësisë, dhe për ti paraprirë kësaj dite, ambasada amerikane në Tiranë ka organizuar një aktivitet.
I pranishëm ka qenë edhe Presidenti Ilir Meta. Në fjalën e rastit, kreu i shtetit ndër të tjera theksoi rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ndërkohë në krah të Metës, shihet “zonja e shtëpisë”, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 4 korrik festojnë 246 vjetorin e Ditës së Pavarësisë.