Presidenti Meta: Krenar për mbrojtjen që Shqipëria u bëri hebrenjve

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në takimin tradicional të “Mëngjesit të Lutjeve” të Jeruzalemit, organizuar nëpërmjet një konferencë.
Aktivitet është organizuar nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Izraelit, Reuven Rivlin dhe në të ka marrë pjesë dhe Sekretari Amerikan të Shtetit🇺🇸, Michael Pompeo. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit ka vlerësuar mbrojtjen që shqiptarët u bënë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“I nderuar të merrja pjesë sot, nëpërmjet një video-konference, në takimin tradicional të “Mëngjesit të Lutjeve” të Jeruzalemit, të organizuar nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Izraelit🇮🇱, Reuven Rivlin, me pjesëmarrjen e Sekretarit Amerikan të Shtetit🇺🇸, Michael Pompeo dhe personaliteteve të larta shtetërore e politike nga mbarë bota.
Shpreha krenarinë për kombin shqiptar që në periudhën më të errët të njerëzimit, Luftën e Dytë Botërore, mikëpriti dhe mbrojti hebrenjtë, duke mos dorëzuar asnjë prej tyre, si edhe për harmoninë tonë ndërfetare unike, shembull frymëzues për njerëzimin”,- shkruan kreu i shtetit në një mesazh publikuar në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?