Presidenti Meta kthen në Kuvend “Buxhetin 2022”: Rrit borxhet!
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer në Kuvend të lingjin për “Buxhetin 2022”.
Sipas argumenteve të Kreut të Shtetit ky buxhet është antisocial ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale si dhe paraqet problematika shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij.
– Në tërësinë e tij është një plan financiar antisocial:
– Ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale;
– Paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij;
– Mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë;
– Mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor.
Në mënyrë më të detajuar, ju paraqes arsyet si më poshtë vijon.
I. Treguesit krahasues me vendet e rajonit, janë selektivë dhe nuk pasqyrojnë realisht gjendjen ekonomike dhe sociale të Shqipërisë në raport me këto vende”, thuhet në argumentet e parashtruara nga Kreu i Shtetit.
Me sa duket Presidenti Meta po përgatitet për të zbritur në fushën e bejetës në janar të vitit të ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

