Presidenti Meta kthen për rishqyrtim Aktin Normativ për “Menaxhimin e Buxhetit”

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend Aktin Normativ për “Menaxhimin e Buxhetit”.

Në argumentet e tij për kthimin e ligjit, kreu i shtetit thotë se ai cenon Kushtetutën, ndarjen dhe balancimin e pushtetit, shtetin e së drejtës dhe parimin e proporcionalitetit.

Akti Normativ heq çdo pengesë ligjore, për t’i hapur rrugë rritjes pa kufi të borxhit publik Ndryshimet e miratuara, rrezik real të lartë për rritjen e mëtejshme të borxhit publik, duke kaluar kufirin e 80% të PPB. Ndryshimet e miratuara, sjellin rrezik për mosrespektimin e disiplinës financiare për administrimin fiskal si në drejtim të burimeve, ashtu edhe në drejtim të shpenzimeve publike. Nuk justifikohet as me “nevojën” dhe as me “urgjencën” “, deklaron presidenti.

Tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave. Akti Normativ rrit shpenzimet publike dhe cenon qëndrueshmërinë e financave publike, në kundërshtim me rekomandimet e FMN. Reflekton një papërgjegjshmëri të lartë të Qeverisë në drejtim të mos mbështetjes së familjeve në nevojë dhe të bizneseve të prekura nga COVID-19. Rritja e shpenzimeve dhe e borxhit ka prodhuar tkurrjen më të ulët ekonomike në vitin 2020, si dhe mosrealizmin e parashikimeve për vitin 2021. Akti Normativ nuk vjen si zgjidhje e problematikës së evidentuar nga pandemia, por e thellon më tej atë. Nuk përmbush pritshmëritë e qytetarëve duke cenuar të ardhurat e shtetit”, vijon kreu i shtetit.

SHKARKO APP