Presidenti Meta kujton 11 shtatorin: Shqipëria dhe SHBA, të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë e demokracisë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatori, duke theksuar se Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë.

Mesazhi i Presidentit Meta në Facebook: 

🇦🇱🤝🇺🇸 Në 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, nderojmë kujtimin e paharruar të jetëve të humbura dhe solidarizohemi me familjet e tyre dhe popullin amerikan!

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, në të mirë të interesit të përbashkët të popujve tanë miq.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të vendosur, si vend anëtar i NATO-s, për të përmbushur çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm, autoritarizmit dhe çdo kërcënimi tjetër që rrezikon paqen dhe stabilitetin, kudo në botë.

Mirënjohje për sakrificat e të gjithë ushtarakëve tanë dhe personelit mbështetës, që kanë sakrifikuar gjatë këtyre dy dekadave në vijën e parë kundër terrorizmit!

I përjetshëm kujtimi i Kapiten Feti Voglit!”, shkruan Presidenti Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?