Presidenti Meta kujton 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Përjetë mirënjohës NATO-s dhe SHBA-së (Video)

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kujtuar 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës.

Teksa ka postuar videon me momentin e hyrjes se trupave te NATO në Kosovë, Kreu i Shetit thekson i jemi “Përjetë mirënjohës dhe falenderues për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, që çështjen e lirisë së Kosovës, e bënë çështje të dinjitetit të tyre!”.

Mesazhi i plotë i Presidentit Meta

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, në 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm jetën dhe veprën lapidare të Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, djemtë dhe vajzat e UÇK-së, si dhe dhjetëra e mijëra Heronj e Dëshmorë që dhanë jetën për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike, me orientim të qartë perëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë me të gjithë në rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përjetë mirënjohës dhe falenderues për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, që çështjen e lirisë së Kosovës, e bënë çështje të dinjitetit të tyre! ??❤️??

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?