Presidenti Meta kujton Dritëro Agollin: Dritëron përjetë në çdo varg, libër, mesazh e këshillë të mençur

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kujtuar shkrimtarin e madh shqiptar, Dritëro Agolli, në katërvjetorin e ndarjes nga jeta.

Kreu i Shtetit shkruan se Dritëroi ynë i madh dhe i paharruar dritëron përjetë në çdo varg, libër, mesazh e këshillë të mençur, që na la trashëgim të gjithëve.

Dritëroi ynë i madh dhe i paharruar dritëron përjetë në çdo varg, libër, mesazh e këshillë të mençur, që na la trashëgim të gjithëve.
Me rrënjët e thella në popull, shprehës i fuqishëm i shpirtit të shqiptarit të thjeshtë, të ndershëm, punëtor e patriot, Dritëroi do të jetë gjithmonë pranë nesh me idetë e tij të vyera në letërsi, art dhe politikë. Shumë mall për ty mik i shtrenjtë, që na mungon kaq shumë! 📚🇦🇱”, shkruan Presidenti Meta.

SHKARKO APP