Presidenti Meta kujton heqjen e vizave: Të bëjmë gjithçka për të mbrojtur këtë arritje të madhe

Presidenti i vendit Ilir Meta ka përkujtuar 11-vjetorin e heqjes së regjimit të vizve për shtetasit shqiptarë, duke bërë që ata të udhëtojnë lirisht në hapësirën Shengen të Bashkimit Evropian.

Mesazhi i Presidentit Meta në Facebook: 

Më 15 dhjetor 2010, qytetarët shqiptarë udhëtuan për herë të parë pa viza drejt Europës.

Në më pak se dy vite, ne përmbushëm 42 kushte dhe më shumë se 100 kërkesa bashkëshoqëruese, që lidheshin me shtetin ligjor, sigurinë dhe të drejtat themelore.

Lëvizja pa viza drejt BE ka qenë ngjarja me ndikimin më të madh dhe të drejtpërdrejtë tek qytetarët shqiptarë, në të gjithë procesin e anëtarësimit.

E drejta për të udhëtuar pa viza drejt BE iu ktheu qytetarëve dhe shtetit shqiptar dinjitetin e njerëzve të lirë, të paparagjykuar, duke iu hapur horizonte dhe mundësi të reja për ndërtimin e të ardhmes së tyre europiane.

Ndaj është koha të bëjmë gjithçka për të mbrojtur këtë arritje të madhe.

Rruga europiane e shqiptarëve është shtruar përmes vetëdijes kombëtare se objektivi strategjik i anëtarësimit në BE është i pakompromentueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pangatërrueshëm me qorrsokake të tjera, qofshin këto ballkanike.

SHKARKO APP