Presidenti Meta kujton Petro Nini Luarasin: Amanetet dhe vepra e tij, motivim në shërbim të kombit

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ndarjen nga jeta, si sot 110 vite më parë, të rilindasit, patriotit dhe Mësuesit të Popullit, Petro Nini Luarasi.

Kreu i shtetit thotë se “amanetet dhe vepra e tij frymëzuese mbeten përherë motivim në shërbim të kombit dhe arsimit shqip!”.

POSTIMI I PLOTË

Swiss Digital Desktop Reklama

I helmuar në pabesi, si sot 110 vite më parë, u nda nga jeta martiri i gjuhës dhe shkollës shqipe, rilindasi i shquar i Kolonjës së dijes, kulturës dhe atdhedashurisë, patrioti i paharruar dhe Mësuesi i Popullit, Petro Nini Luarasi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Edhe 99 herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ringrihemi. Mblidheni gjakun tim, që ta përdorin fëmijët për të shkruar shqip!”

Amanetet dhe vepra e tij frymëzuese mbeten përherë motivim në shërbim të kombit dhe arsimit shqip! ✒️📖🇦🇱

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?