Presidenti Meta: Kuvendi të miratojë projektligjin për regjistrin e të dënuarve! E patolerueshme që janë dënuar vetëm 44% e autorëve për krime seksuale

Presidenti Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon nga Kuvendi që të miratojë sa më parë projektligjin për regjistrimin e të dënuarve për krime seksuale.

Në fjalën e tij në aktivitetin për kundër Dhunës dhe Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve. Kreu i Shtetit Ilir Meta tha se është e patolerueshme që janë dënuar vetëm 44% e autorëve për krime seksuale.

Dua të nxis kuvendin dhe deputetët që të miratojnë sa më shpejt projektligjin për regjistrin e të dënuarve për krime seksuale që Crca Albania ka përgatitur si përgjigje ndaj parandalimeve të krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është e patolerueshme që vetëm 44% e autorëve të akuzuar për krime seksuale ndaj fëmijëve janë dënuar me vendim të formës së prerë. Kjo tregon se kemi një mospërputhje të konsiderueshme nga regjistrimi i rasteve të dhunës seksuale në polici, ndjekja penale nga prokuroria dhe dhënia e dënimit nga gjykata. Prandaj të gjitha strukturat duhet të intesifikojnë përpjekjet që synojnë parandalimin e abuzimit seksual duke ndërmarrë iniciativa me karakter ndërveprues dhe duke rritur në maksimum ndëshkueshmërinë”, tha Presidenti Ilir Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?