Presidenti Meta: Ky “zogu” i Tiranës duhet të përgjigjet për aferën e inceneratorit të kryeqytetit
Presidenti Meta ka dalë sot në Konferencë shtypi, pas akuzave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Zogu i Tiranes” lëshoi sot shpifje te ulta ndaj Presidentit, me nje fjalor banal, njesoj si një kone rrugesh që i lidhin kanaçe në qafë për të bërë zhurmë. Për fat të keq ai vazhdon të nxjerrë nga goja ato që i fusin të tjerët”, u shpreh Meta.
“Hartim banal anti-President nga “Zogu i Tiranes”. Edhe në gjumë ai gënjen, sepse e kanë nxjerrë me pahir. E ka nxjerrë brigadieri i organizatës së inceneratorëve, e kanë patur me dëshirë sot që t’i thonë kongresit të PS pse i shtati në Durrës dhe i 17-ti në Tiranë u vendosën përpara ish-kryeministrave, ish-ministrave dhe shumë figurave të tjera. Ishin paralajmëruar institucionet e drejtësisë, kryeministri, shumë kohë përpara zgjedhjeve, për implikimin flagrant të tipit mafioz të tyre, gjithmonë me mbështetjen dhe bekimin e brigadierit”, vijoi Meta.
Kreu i shtetit tha se Veliaj do të përballet me pasoja për firmën që i ka dhënë ish-deputetit të PS të arrestuar tashmë, Alqi Bllako, për inceneratorin e Tiranës.
“Zogun e Tiranës” do ta ndjekë si hije gjithë jetën firma që i ka dhënë Alqi Bllakos për inceneratorin e Tiranës”, u shpreh Meta.
“Të gjitha janë vetëm mashtrime dhe nuk janë rastësisht sot ditën e Kongresit. Nëse do të kishte ankesa, me raporte mes Ministrisë së Jashtme dhe Presidentit do të evidentohej nga Ministria e Jashtme përmes fakteve. Faktet janë shkresat, propozimet. A mund të thotë Ministria e Jashtme, apo qeveria, apo qoftë edhe Bashkia e Tiranës që ka dërguar një propozim për ambasadorë të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit dhe nuk është emëruar. Presidenti ka bërë disa emërime ashtu sikurse janë paraqitur. Kur ata shkelin ligjin dhe sjellin te Presidenti përpara Parlamentit, presidenti i kujton ligjin. Janë me dhjetëra ish deputetë dhe deputete apo njerëz politik. Nëse thash dikur për një që gënjen për orën, ky edhe në gjumë gënjen. E ka nxjerrë me pahir atje. Pse i 17-ti në Tiranë u vendosën përpara ish-ministrave dhe figurave politike, ku ishin paralajmëruar”, tha Meta.
Me pas presidenti i kërkoi SPAK-ut se pse nuk heton Erion Veliaj në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që t’i kthehen qytetarëve 400 milion euro abuzime të aferës së inceneratorëve. Ai tha se ish-ministri i Financës Shkëlqim Cani e dinte mirë rëndësinë e firmave dhe përgjegjësinë për çfarë po firmosej.
“Ish-ministri i Financës iku apo e përzunë, sepse e dinte rëndësinë e firmave sepse ka qenë në ’90 me një tjetër që për ca lojëra firmash iku në burg, këta që nuk e dinë rëndësinë se thonë i kemi prej hekuri, këta bëhen bedela e atij që tha të gjithë shkoni në burg vetëm të shpëtoj unë. Veç burgosjes se përgjegjësve te aferës se inceneratoreve, është e rëndësishme qe mbi 400 milion euro abuzime te kësaj afere t’ju kthehen qytetareve shqiptare”- shtoi Meta.
KOHA JONË SONDAZH

