Presidenti Meta: Liria sot cënohet në forma të reja

Në ditën e Dëshmorëve është mirë të kujtojmë se liria e pavarësia nuk duhet të mbrohen çdo ditë pasi në kohë të reja cënohen në forma të reja, nënvizoi presidenti Ilir Meta, i cili bëri homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

“Të mos bëhemi mendjelehtë dhe ti marrim lirinë e pavarësinë si të dhëna njëherë e përgithmonë pasi nëse nuk jemi të vëmendshëm e të përqëndruar dhe vigjilentë, ato janë të cënueshme. Liria e pavarësia duhet të mbrohen çdo ditë pasi në kohë të reja cënohen dhe në forma të reja.

Kreu i shtetit tërhoqi vëmendjen dhe në edukimin e të rinjve me sakrificat që shqiptarët kanë bërë për të fituar lirinë e pavarësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do ishte më mirë ti kushtonim më shumë vëmendje të rinjve dhe në procesin e edukimit dhe mësimdhënies. Një herë në jetë të shkojnë të vizitojnë Borovën apo vende të tjera ku të shohë e të prekë ata masakra barbare që kanë për jetuar jo vetëm burrat e gratë por dhe foshjat e të moshuarit nga masakrat cnjerëzore të pushtuesve për të kuptuar se liria e pavarësia kanë ardhur përmes një sakrifice të jashtëzakonshme” tha Meta ne një pronocim për median paraditen e sotme pas homazheve. 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?