Presidenti Meta: Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përmes një postimi në facebook, i bën thirrje Gjykatave të vendit, që të lirojnë të burgosurit politikë. Meta ka bërë thirrje për lirimin e aktivistëve të arrestuar pas protestës së 17 majit, kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Kreu i shtetit, thekson se arrestimet, ndalimet dhe procedimet për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetën politike. ”Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri”.
Gjykata e Tiranës pritet të japë sot masën e sigurisë për 7 të arrestuarit.
Postimi i plotë
Të gjitha ARRESTIMET, NDALIMET dhe PROCEDIMET për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm POLITIKE. Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. LIRONI TË BURGOSURIT POLITIKË NË SHQIPËRINË E 2020!
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/3020364481343138/?type=3&theater