Presidenti Meta: Madhështia e Suedisë qëndron te modestia, thjeshtësia dhe demokracia

Presidenti Ilir Meta ka qenë i ftuar në festën e organizuar nga Ambasada suedeze me rastin e Ditës së Suedisë.

“I lumtur të isha i ftuar në një festë modeste të Ambasadës së Suedisë në Tiranë.
Madhështia e Suedisë qëndron te modestia, thjeshtësia dhe demokracia.
Mirënjohje që vazhdojnë të investojnë më shumë se gjysmën e fondeve të Agjencisë Suedeze të Bashkëpunimit për Zhvillim (SIDA) për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Urime sot edhe të gjithë miqve suedeze që jetojnë e punojnë në Shqipëri!
GËZUAR! SKÅL!”, shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook, teksa ka shpërndarë dhe disa foto nga festa.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?