Presidenti Meta: Marrëdhëniet e mia me SHBA të shkëlqyera! S’kam shkelur asnjë ligj amerikan
Presidenti Ilir Meta, në komunikimin me gazetarët u pyet në lidhje me vlerësimin e dhënë nga DASH për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Ardian Dvoranin si kampioni i antikorrupsionit, dhe theksoi se ai ka marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-të.
“Raportet e Ilir Metës me SHBA janë të shkëlqyera. Se Ilir Meta, dhe me Europën, asnjëherë nuk gënjen e nuk mashtron. Nuk i keqpërdor për interesat e tij. Ilir Meta nuk ka shkelur asnjë ligj amerikan. Nuk ka shkrepur asnjë foto si ai tjetri që hëngri burgun e Bilalit. Të gjitha përpjekjet e zotërisë, ‘Xibrakës’, për të krijuar fokuse të tjera artificiale, ndërkohë që aferat e tjera që ndodhin çdo ditë dhe vendime që nuk botohen, këto janë të mbaruar. Në 25 prill populli i Shqipërisë do të votojë për të rithemeluar pluralizmin politik dhe për të vendosur rendin kushtetues që është tronditur në kushte skandaloze. Iku koha kur duartrokisnim ne kur dëgjonim parrudha; ‘bravo Shqipëri socialiste’. Jemi në kohën kur për mua kanë dy gjëra rëndësi; shqiptarët të jenë të kujdesshëm të ruajnë distancë, dhe tjetra fuqia e tyre është fjala e tyre. Fuqia e tyre është 25 prilli. Ndaj them Referendum! Që mos të ndodhin gjëra të tilla. 7 ditë për të ardhur një shkresë se kërkon presidenti sqarim! Këtu nuk është thjesht se u bë një kanal vaditës”,- u shpreh Presidenti Meta.