Presidenti Meta mbyll vizitën në SHBA, takimi i fundit me ish-ambasadorin Arvizu
Në fund të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ish-ambsadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kreu i Shtetit Shqiptar publikon një foto me diplomatin Arvizu, ku shkruan se ai mbetet gjithmonë një promovues i miqësisë shqiptaro-amerikane.
“Në fund të kësaj vizite, një çmallje me Ambasadorin Arvizu. Ai mbetet gjithmonë një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane! ????”, shkruan Meta.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2794677883911800/?type=3&theater