Presidenti Meta me ambasadorët e BE: Çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës asgjëson demokracinë
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zbardhur detaje nga takimi i sotëm me Ambasadorët e Bashkimit Europian, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të aktedituar në Tiranë.
Presidenti Meta shkruan në një postim në Facebook se i ka siguruar ata që “do të dekretojë menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit”.
Reagimi i plotë i kreut të Shtetit, Ilir Meta
Kënaqësi të prisja sot Ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të aktedituar në Tiranë.
I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.
Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.
I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. ????

KOHA JONË SONDAZH

