Presidenti Meta me ekipin izraelit: Jo vetëm na ndihmuan, por edhe na mësuan shumë!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar mbrëmë në Durrës ekipin izraelit që ndihmoi pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit që tronditi vendin tonë.

“Kënaqësi e veçantë të bisedoja mbrëmë në Durrës me ekipin e mrekullueshëm izraelit që ka bërë një punë të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik. Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë! Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë,”– shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?