Presidenti Meta: Më në fund, dy javë kaluan si dy ditë
Presidenti Ilir Meta prej dy javësh ka lënë mënjanë angazhimet e tij politike dhe u është dedikuar pushimeve me familjen.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, Meta ka ndarë me ndjekësit foto nga pushimet, ku shfaqet mes natyrës së bukur të Prevallës në Kosovë.
Por siç duket pushimeve të kreut të shtetit u erdhi fundi, ndaj do t’i duhet të kthehet angazhimeve në Tiranë.
“Më në fund dy javë kaluan si dy ditë, jo vetëm falë bukurive befasuese të Prevallës dhe klimës që nuk e gjen dot diku tjetër, por edhe mikpritjes së veçantë të njerëzve e sidomos stafit të mrekullueshëm të Hotel Morea”, shkruan Presidenti Meta, ndërsa ka postuar edhe disa foto nga pushimet.