Presidenti Meta me të rinjtë e diplomuar jashtë vendit: Referendumi i 25 prillit, rruga për t’i kthyer rinisë shpresën

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim një grup të rinjsh që janë diplomuar në universitetet ndërkombëtare. Kreu shtetit, gjatë takimit me të rinjtë, ka ndarë me ata ide mbi zhvillimin e vendit, punësimin integrimin e vendit.

“Shqipëria pa të rinj, është si shtëpia pa fëmijë. Ndaj u angazhova para tyre, sikundër para çdo të reje dhe të riu të këtij vendi, që do të bëj gjithçka për t’i mbështetur në realizimin e ëndrrave të tyre dhe rikthimit të shpresës për të ndërtuar këtu të ardhmen europiane. Referendumi i 25 prillit 2021 është rruga më e sigurtë për të realizuar këtë objektiv të përbashkët!”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij në Facebook.

Mesazhi i plotë i kreut të shtetit:

O sot, o kurrë! O ju, o kush tjetër!

Shumë i lumtur të prisja sot në Presidencë një grup të rinjsh profesionistë, të diplomuar me rezultate maksimale, në Shqipëri dhe universitete prestigjoze të botës, të cilët nuk e kanë braktisur Atdheun, duke vijuar të japin kontributet e tyre në fusha të ndryshme.

Ndamë shumë ide të vyera mbi objektivat që duhen ndjekur për mbështetjen e të rinjve, veçanërisht për krijimin e të gjitha hapësirave, që ju garantojnë mundësi punësimi dhe karriere, në bazë të meritokracisë, si vetmja mundësi për të frenuar edhe plagën e madhe sociale, shpopullimin.

Shqipëria pa të rinj, është si shtëpia pa fëmijë. Ndaj u angazhova para tyre, sikundër para çdo të reje dhe të riu të këtij vendi, që do të bëj gjithçka për t’i mbështetur në realizimin e ëndrrave të tyre dhe rikthimit të shpresës për të ndërtuar këtu të ardhmen europiane. Referendumi i 25 prillit 2021 është rruga më e sigurtë për të realizuar këtë objektiv të përbashkët!

SHKARKO APP