Presidenti Meta merr pjesë në meshën për nder të Gjergj Kastriot Skënderbeut

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në mbrëmje në meshën e zhvilluar në Kishën e Lungro-s në Kalabri të Italisë.

Mesha e veçantë i është dedikuar Heroit tonë Kombëtar Skënderbeu. Në rrugët e kësaj komune kjo ditë është përjetuar si një festë e vërtetë. Qindra banorë arbëreshë kanë dalë më kostume popullore dhe duke kënduar këngë të vjetra shqiptare.

Kreu i shtetit është pritur fillimisht nga drejtuesi i Kishës Imzot Donato Oliverio.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai mbajti një fjalim emocionues për vizitën e Presidentit Meta. “Kjo kishë përfaqëson degën më antik të popullit shqiptar në Itali dhe është e gjallë, plotë jetë dhe ekziston falë arbëreshëve”,- tha Imzot Donato Oliverio.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?