Presidenti Meta mesazh falënderimi për SHBA: Një mik në nevojë, është një mik i vërtetë

Presidenti Ilir Meta ka falënderuar SHBA-të, pas premtimit për dhënin e10 milion dollarëve për të ndihmuar Shqipërinë dhe vendet e tjera në luftën kundër koronavirusit.

“Një falënderim të veçantë për solidaritetin e SHBA me vendin tonë në këto momente kritike. Një mik në nevojë është një mik i vërtetë”, shkruan Kreu i Shtetit në Twitter, ndërsa shpërndan mesazhin e ambasadores amerikane.

Me një shënim në facebook, Ambasada e SHBA, bëri të ditur se kjo ndihmë do të shkojë për ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës, për luftën ndaj koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?