Presidenti Meta mesazh në 28-vjetorin e vrasjes se Paolo Borsellinos nga mafia: Ja përse është i pavdekshëm

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndarë në “Facebook” një mesazh nga Paolo Borsellino në 28-vjetorin e vrasjes së tij nga mafia.

“Lum ata njerëz që luftojnë për ide të cilat më pas ecin me këmbët e të tjerëve”, do të thoshte ai në funeralin e Falcones, gjithashtu i vrarë nga mafia. Këto fjalë për Metën e bëjnë të pavdekshëm.

“Në funeralin e Giovanni Falcones, Paolo Borsellino iu drejtua prokurorëve më të rinj: ‘Unë e di se kush do të jetë i vdekuri i radhës, por unë i kam dhënë fjalën Falcones. Lum ata njerëz që luftojnë për ide të cilat më pas ecin me këmbët e të tjerëve’. Ja përse Borsellino është i pavdekshëm!”, shkruan Meta.

SHKARKO APP