Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për Bardhyl London: Humbje e pazëvendësueshme!
Presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Bardhyl Londos.
Në mesazhin e tij në Facebook, Meta shkruan:
Me shumë trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të poetit dhe shkrimtarit të njohur, Bardhyl Londo, intelektualit aktiv dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike.
Një humbje e pazëvendësueshme për familjen, miqtë, kolegët dhe letërsinë shqiptare, ku spikati me talentin e tij të veçantë.
Ngushëllimet më të ndjera!
Bardhyl Londo do kujtohet përherë me respekt, veçanërisht për vargjet frymëzuese që na la trashëgim të gjithëve.
ATDHEU ËSHTË DHIMBJE!
Atdheu s’është sa sedilja e makinës tënde,
sa karrigia e zyrës,
sa dhoma komode
A më dëgjon,
ti që me flamur të ri u gdhive në mëngjes,
për ta ndryshuar, ndoshta, prapë në mbrëmje?
Atdheu s’është lojë kalamajsh.
Atdheu është dhimbje.
O Zot,
Dhembje!