Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të fizioterapistit të kombëtares: Kontributor i palodhur për ekipin tonë
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të fizioterapistit të kombëtares shqiptare Ylli Mihali.
Përmes një postimi në Facebook, Meta i shpreh ngushëllime familjes të së ndjerit duke thënë se Mihali ka kontribuar për gati 3 dekada në sukseset e ekipit kombëtar.
Postimi i Ilir Metës:
Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të fizioterapistit Ylli Mihali, kontributor i palodhur për gati tre dekada, për sukseset e Ekipit tonë Kombëtar. Ngushëllime familjes, miqve dhe kuqezinjve, të cilëve u shërbeu me dashuri dhe përkushtim!
Ylli Mihali ndërroi jetë ditën e sotme për shkak të koronavirusit. Ai ka qenë i shtruar në spitalin infektiv prej disa ditësh ku ndodhej në intubim.
Fatkeqësisht, koronavirusi i ka marrë jetën fizioterapistit të kombëtares, pavarësisht se ai i kishte marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer. Më herët ka reaguar dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka duke i shprehur ngushëllime familjes.