Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Arjan Tepelena
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të gazetarit Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me koronavirusin.
Në mesazhin e tij, kreu i shtetit thekson se Tepelena dha një kontribut të pazëvendësueshëm në media.
Reagimi i plotë i Presidentit Meta në Facebook:
Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me COVID-19.
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve!
Me kontributin e tij të gjatë dhe të pazëvendësueshëm në media, Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion.
Të prehet në paqe!
KOHA JONË SONDAZH

