Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kukan: Avokat i paloshur i integrimit të Shqipërisë
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-eurodeputetit Eduard Kukan. Kreu i Shtetit thotë se ai ishte një mik i dashur dhe avokat i palodhur i integrimit evropian të Shqipërisë.
“I pikëlluar nga humbja e një miku të dashur dhe avokati të palodhur të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Promotor i demokratizimit të plotë të vendit tonë, kontributi i Tij për forcimin e miqësisë midis dy vendeve tona dhe mbështetja për integrimin europian do të mbetet i paharruar.
Ngushëllime familjes dhe kolegëve”, shkruan Presidenti Meta.